Home Ballina Kurteshi i VV-së alarmon: Qeveria dhe qytetarët të përgatiten për çdo sulm nga Serbia

Kurteshi i VV-së alarmon: Qeveria dhe qytetarët të përgatiten për çdo sulm nga Serbia

0

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, deklaroi se Qeveria e Kosovës dhe qytetarët duhet të përgatiten për çdo sulm nga Serbia.

Kurteshi në Klan Kosova tha se, serbët nuk e kanë problematike çështjen e targave, por prishjen e rrënjëve të zhvillimit të krimit që e kanë bërë deri tani.

“Një gjë duhet ta dimë që Qeveria e Kosovës dhe shoqëria e Kosovës duhet të përgatitet për çdo eventualitet dhe çdo sulm nga Serbia. Nuk ka të bëjë gjithçka me targat por me prerjen e rrënjëve e kalimeve për zhvillimin e krimit siç e kanë pasur deri tash”, tha Kurteshi

“Në rastin më të keq janë 15 mijë vetura dhe absolutisht nuk e kanë këtu, por diku tjetër pasi po shohin se po e humbin terren dhe kjo i ashpërson ata [serbët] edhe më shumë. Mirëpo, do të vijë dita kur edhe ata do të pajtohen. Dalë nga dalë kjo epokë po merr fund”, shtoi ndër të tjera ai.

Exit mobile version