Home Lajme Kur përfundojnë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Flet Muja

Kur përfundojnë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Flet Muja

0

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja, ka folur se a është dorëzuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti kur është arritur marrëveshja për targat e paligjshme “KM”.

Muja ka thënë se Qeveria e Kosovës ka pasur dy qëllime  ku i  “pari ka qenë që të anulohen targat e paligjshme të  Serbisë, edhe dyta ka qenë vendimi Qeverisë që  deri në mars të vitit 2023 që në mënyrë të përshkallëzuar të fillojë edhe gjobitja”.

Sipas Mujës kërkesë e Qeverisë Kurti II, kishte qenë që të fillojë normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kërkesa e Kosovës ka qenë që të fillojë urgjencë trajtimi i planit franko-gjerman siç kishte qenë në shtatorë të këtij vitit, edhe ajo që ne jemi pajtuar është të tërhiqemi nga gjobitja”.

“Diskutimet [për marrëveshjen përfundimtare] do të fillojnë menjëherë sipas deklaratës edhe do të përfundojnë me takimin e Grupit Special për normalizim edhe prezantohen zakonisht prezantohen  midis 23 mars edhe një prill të vitit 2023”, ka deklaruar Muja. /Debat Plus/

Exit mobile version