![Kupa e Botës, Argjentina mposht Poloninë, vazhdon tutje Kupa e Botës, Argjentina mposht Poloninë, vazhdon tutje](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/11/htt-1024x599-1.jpg)
Kombëtarja e Argjentinës është kualifikuar në rrethin tjetër të Kupës së Botës nga pozita e parë e Grupit C.
Lionel Messi me bashkëlojtarë triumfuan me shumë meritë 0:2 ndaj Polonisë në “Katar 2022”.
Rastet e shumta dhanë “fryt” për Argjentinën në minutën e 46-të kur Mac Allister hapi llogarinë.
21 minuta më vonë Alvarez shënoi gol të bukur për golin e dytë për Argjentinën.
Argjentina kryeson grupin me gjashtë pikë. Katër ka Polonia që kalon tutje. E treta është Meksika me katër pikë, ndërkaq Arabia Saudita është e fundit me tri pikë.