Home Lajme Kujdestari jep lëvdata, por fqinji thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton pozitën e presidentes (Video)

Kujdestari jep lëvdata, por fqinji thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton pozitën e presidentes (Video)

0
Kujdestari jep lëvdata, por fqinji thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton pozitën e presidentes (Video)

Kujdestari me fjalë të mëdha për Osmanin, fqinji i saj thotë se nuk e Meriton pozitën e Presidentes.

Me pankarta e duartrokitje po i urojnë mirëseardhje presidentes së Kosovës.

Nxënësit e shkollës ku vijoi mësimet po prisnin me padurim shefen e shtetit, që të enjten qëndroi për vizitë në vendlindjen e saj, Mitrovicën e Jugut.

Me këtë organizim u impresionua Vjosa Osmani, teksa i përshendeste të gjithë nxënësit një nga një.

Me shumë prej tyre zhvillonte edhe biseda.

Kjo pritje jashtë shkollës nuk do të ishte mirëseardhja e vetme për Osmanin, brenda e prisnin ata që i dhanë njohuritë e para mësimore.

Kujdestari i klasës së saj kishte edhe një dhuratë që e bëri nostalgjiken nxënësen, që tash drejton shtetin.

Këto fjalë e kthyen në kohë Osmanin, ku tregoi edhe për vështirësitë e saj si nxënëse.

Presidentja e vendit këtu u sfidua edhe me pyetje nga nxënësit.

Por, kaq i gëzuar me praninë e saj në vendlindje nuk u shpreh edhe një ish-fqinj i saj.

Por deklarata si këto nuk po i pëlqejnë një qytetari tjetër të Mitrovicës.

Megjithatë një pritje dinjitoze i organizoi i pari i qytetit. /T7/

Exit mobile version