Pak ditë më parë Einxhel dhe Donaldi u përfshinë në një debat të ashpër dhe shkak për këtë u bë një deklaratë e moderatores se vëllezërit Veshaj morën famë nga ish të dashurat e tyre. Kjo nuk është pritur mirë nga Donaldi, i cili reagoi ashpër ndaj saj.
Gjatë debatit, Einxhel është shprehur se është zhgënjyer nga Donaldi kur ajo moderonte tek emisioni “Binjakët Show” nga Romeo dhe Donaldi sepse këta të fundit nuk e kanë paguar atë dhe përsa i përket Dagz, pasi aktori nuk e zgjodhi në zinxhirin e shpëtimit. Donaldi u arsyetua me faktin se nuk ka qenë korrekte në punë prandaj dhe ndaj e larguan nga puna. Mirëpo, pas shumë ditësh tension mes tyre, duket se gjërat janë sheshuar.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme Dagz ka qenë në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të darkuar me Einxhel dhe të tjerët. Mes të tjerash ai i tha Einxhel se ka qenë i mërzitur me Donaldin. E po ashtu, i tha se i ka kërkuar atij të bëjë kujdes dhe mos ta ngacmojë më Einxhel.