Natyra Kuçi nga Partisë Socialdemokrate ka thënë se Kosova duhet të insistojë për njohje reciproke me Serbinë, sipas saj, kjo i hedh poshtë të gjitha marrëveshjet e mëhershme.
“Nuk ka asnjë kuptim krejt marrëveshjet me qenë në zbatim të Asociacionit, ndërsa marrëveshja përfundimtare na qenka njohja. Pse me të njoft Serbia kur ti ia jep secilën pjesë të Asociacionit, në fakt po i mbet vetëm vula”.
“Po dihet kjo, në qoftë se deri sot nuk kemi mundur t’i inkasojmë faturat e rrymës, nuk kemi pasë mundësi t’i largojmë bizneset ilegale, strukturat paralele të cilat e pamë se çfarë incidente krijojnë. Në qoftë se ti nuk di ta shtrosh autoritetin në territorin tënd, por e lejon të vijë një kompani tjetër të bëjë inkasimin e rrymës e lejon që ajo të udhëhiqet nga Beogradi, e qon edhe KFOR-in atje, atëherë kjo i bie që ti nuk e ki të shtrimë autoritetin tënd si shtet në atë vend, rrjedhimisht nuk mundesh më thënë që e kemi kontrollin atje”,ka thënë Kuçi në Edicionin Special të Klan Kosovës.