Zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryziu, ka demantuar Gazetën10, e cila më herët gjatë ditës publikoi lajm ekskluziv lidhur me nxitjen e veprimeve në veri nga ana e Kurtit.
Sipas Kryeziut, ky lajm nuk është i vërtetë, dhe se i pari i Qeverisë sot ka qenë për vizitë te familja e Astrit Deharit dhe ka dhënë gjak në zyret qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ky lajm nuk është i vërtetë. Agjenda e Kryeministrit gjatë paraditës së sotme ka përfshirë vizitën te familja Dehari, homazhet te varri i Astrit Deharit dhe dhurimin e gjakut në zyrën qendrore të LV-së” ka shkruar Kryeziu.
Ai gjithashtu ka publikuar edhe titullin e lajmit: “EKSKLUZIVE: Refuzimi i Kurtit këtë mëngjes ndaj SHBA-ve dhe vendeve mike për shtyrjen e afatit, nxiti veprimin e serbëve në veri”.