Komandanti i kampit ushtarak amerikan Bondsteel, Matthew DiNenna, ishte për vizitë në xhaminë e “Lagjes së Spitalit” në Prishtinë.
Aty, bashkë me imamin Labinot Maliqi, folën për raportin ShBA-Kosovë dhe pavarësinë e kësaj të fundit.
Imami tha se amerikanët luajtën rol kyç në pavarësinë e Kosovës.
Kurse, amerikani DiNenna tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Amerikës u krijuan brenda kohe dhe kur qytetarët e Kosovës falënderojnë ShBA-në apo ushtrinë amerikane, pikërisht kjo tregon një marrëdhënie kolektive të përbashkët.