Home Ballina Kryetari i Vushtrrisë viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Dielli do të lind përsëri

Kryetari i Vushtrrisë viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Dielli do të lind përsëri

0
Kryetari i Vushtrrisë viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Dielli do të lind përsëri

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova dhe kryetarin e degës, Kurtan Kajtazi, kanë qendruUar në Hagë ku kanë vizituar krerët e UÇK-së, Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili ka shpalosur detaje nga biseda me 4 udhëheqësit e UÇK-së duke u shprehur optimist se shumë shpejt ata do të dëshmojnë pafajësinë e tyre duke qenë të lirë.

“Orët me çlirimtarët kaluan shumë shpejt, e vizitës tonë i erdhi fundi, të gjithë bashkë na përcollen deri në korridor ku u përshëndetën me neve, e ne u munduam të përmbahemi nga mërzia, të pakten në dukje, sepse ata mbaheshin të fortë dhe krenarë për luftën që kishin bërë për lirinë e Kosovës, andaj nuk kishte vend mërzia, se Dielli do të Lindë Përseri.” ka shkruar Idrizi.

Postimi i plotë:

DIELLI DO TË LINDË PËRSËRI

Nuk ka si të emërtohet ndryshe ky proces gjyqësor, pos përballje me padrejtësinë! Dikur ishte “Epoka para gjyqit”, e tani “Çlirimtarët para gjyqit”. Megjithatë, ata ishin mirë me shëndet e gajret, të fortë e të pa thyeshëm. Këta burra, të cilët dikur e kishin udhëhequr luftën dhe shtetin, na e ndërruan krejtësisht atmosferën, me qasje burrërie e shprese. Agjendën e filluam me Kadri Veselin, si gjithherë i afërt, i qetë e plot shpresë, e burrëria e tij i jap forcën edhe gurit. Në bisedë e sipër tha: – “Ne duhet ta paguajmë edhe këtë çmim për shtetin e Kosovës”, e ne mbetëm pa fjalë, “Liria ka Emër”!

Vizitën e vazhduam me Bacën Jakup, pak i shtyrë në moshë, por shumë mirë më shëndet, Ai burrë mjekërbardhë, që i ngjante plakut të urtë të Vlorës, Ismail Qemali, i gatshëm të jep çdo gjë për Kosovën, të cilës ia fali rini e pleqëri. “Furtuna më të mëdha se kjo ka kaluar ky popull, kjo është më e vogla që po e bëjmë, dhe do ta kalojmë edhe këtë” – tha Ai.

Më pas i erdhi radha e takimit me Hashim Thaçin, Ai burrë shtatlis, vital e plot shpresë, që ishte në ballë të të gjitha proceseve të shtet formimit të Kosovës.

Teksa po bënim muhabet me të, na u bashkua Gjenerali, Rexhep Selimi, me të cilin folëm e u përqafuam, na falënderoi për vizitën, ishe me plot energji, vital dhe me shëndet të mirë. Orët me çlirimtarët kaluan shumë shpejt, e vizitës sonë i erdhi fundi.

Të gjithë bashkë na përcollën deri në korridor, ku u përshëndetën me ne.

Ne u munduam të përmbahemi nga mërzia, të paktën në dukje, sepse ata mbaheshin të fortë dhe krenarë për luftën që kishin bërë për lirinë e Kosovës, andaj nuk kishte vend mërzia, sepse DIELLI DO TË LINDË PËRSËRI.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=395382712608319&id=100064097803756

Exit mobile version