Home Lajme Kryetari i Prizrenit: Shumë i trishtë lajmi për vdekjen e nënës së kryetarit Veseli

Kryetari i Prizrenit: Shumë i trishtë lajmi për vdekjen e nënës së kryetarit Veseli

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ngushëlluar familjen e Kadri Veseli për vdekjen e nënës Ajshe.

Totaj ka thënë se një nënë e fortë që arriti t’i edukoj e frymëzoj fëmijët e saj me ndjenja atdhetarie do të kujtohet përherë në memorien e një populli liridashës.

“Shumë i trishtë lajmi për vdekjen e nënës së kryetarit Kadri Veseli. Momente të rënda për kryetarin që nuk ishte afër nënës Ajshes në ditët e fundit të saj. Një nënë e fortë që arriti t’i edukoj e frymëzoj fëmijët e saj me ndjenja atdhetarie do të kujtohet përherë në memorien e një populli liridashës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. Ngushëllime familjes Veseli, të afërmve dhe gjithë qytetarëve”, ka shkruar Totaj në llogarinë e vet në Facebook.

Exit mobile version