Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka shprehur ngushëllime familjes së ish-gjimnazistes së shkollës “17 Shkurti” në këtë komunë, Magbule Gashi, e cila vdiq pas një sëmundje të rëndë.
Kreu i Obiliqit ka deklaruar se jo vetëm familja por i gjithë qyteti ka humbur një vajzë shembull.
“Jo vetëm familja por i gjithë qyteti i Obiliqit, humbi një vajzë të re shembull, të mençur, aktive dhe shumë punëtore e cila aktivitetin e saj për rininë e shtriu në organizatat rinore të Obiliqit”, ka deklaruar Gashi.
Postimi i plotë:
I trishtë dhe i dhimbshëm lajmi për ikjen e hershme nga jeta, të aktivistës shembull të çështjeve rinore, bashkëqytetares, Magbule Gashit.
Jo vetëm familja por i gjithë qyteti i Obiliqit, humbi një vajzë të re shembull, të mençur, aktive dhe shumë punëtore e cila aktivitetin e saj për rininë e shtriu në organizatat rinore të Obiliqit.
Në emrin tim dhe gjithë institucionit komunal, shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, miqve dhe gjithë ata që njohën Magbulen. Shpirti i saj u prehtë në paqen e amshueshme e familjes Zoti ja shtoftë forcën që të përballojnë këtë dhimbje.
Ngushëllime familjes Gashi!
Xhafer Gashi