Home Lajme Kryeministri në Japoni, përplasen Çitaku e Kurti: Pse nuk shkoi Donika Gërvalla?

Kryeministri në Japoni, përplasen Çitaku e Kurti: Pse nuk shkoi Donika Gërvalla?

0
Kryeministri në Japoni, përplasen Çitaku e Kurti: Pse nuk shkoi Donika Gërvalla?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Japoni për të marrë pjesë në varrimin e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Ky udhëtim ka ngjallur reagime nga partitë opozitare të cilat përmendën kryeministrit faktin se greva në arsim ende po vazhdon dhe fëmijët kanë mbetur në shtëpi që tash e një muaj.

E përplasje fjalësh për këtë çështje ka pasur mes anëtares së Kryesisë të LVV-së, Tinka Kurti dhe asaj të PDK-së, Vlora Çitaku.

Kurti, iu kundërpërgjigj Çitakut duke i thënë se nuk ka respekt për ish- kryeministrin japonez që dikur e kujtonte si mbështetës të madh të Kosovës.

“Sa lirë e shet ish-ambasadorja jonë në ShBA respektin për ish-kryeministrin e ndjerë japonez të cilin me 8 korrik ajo e kujtonte si mbështetës të madh të Kosovës? Për një status të dobët në Facebook. Kështu për pak e shitën edhe Kosovën.”, ka shkruar Kurti.

Reagim të menjëhershëm kishte nga ana e Çitakut e cila tha se sigurisht që Abe ishte mbështetës i madh për Kosovën, por se atje duhet të shkonte ndonjë ministër.

Në këtë mes, Çitaku tha se Gërvalla duhej të ishte e pranishme në Japoni si kryediplomate, e jo Kurti.

“Sigurisht që një delegacion i lartë nga Kosova do të duhej të ishte sot në Japoni për të marrë pjesë në ceremonitë mortore. Ministrja e jashtme për shembull. Apo nuk kemi Ministre të Jashtme? Në fakt ne nuk kemi Ministra fare, kemi asistentë të Kryeministrit. Ua ka marrë kompetencat të gjithëve”, reagoi Çitaku.

Tutje, Çitaku ka shtuar se kryeministri ka vendosur të ikë e të mos gjejë zgjidhje për grevën.

Exit mobile version