Home Lajme “KRU Prishtina” tregon sa para ia kanë borxh bizneset të cilat tash obligohen të iu shërbejnë ujë klientëve

“KRU Prishtina” tregon sa para ia kanë borxh bizneset të cilat tash obligohen të iu shërbejnë ujë klientëve

0

Shtatë milionë euro borxh sektori i bizneseve ia ka “KRU Prishtina”, për shërbimet e ujit.

Kështu ka deklaurar Arjeta Mjeku, zëdhënëse “KRU Prishtina”.

Borxhi total i të gjitha kategorive, për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit është afro 50 milionë euro. Borxhi total i sektorit të amvisërisë për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 40 milionë euro. Borxhi total i sektorit të bizneseve të vogla e të mëdha është mbi 7 milionë euro (mbi 5 milionë euro bizneset e vogla dhe mbi 2 milionë euro bizneset e mëdha)”, ka thënë Mjeku për Lajmi.net.

Qeveria e Kosovës me vendim e ka obliguar gastronominë që t’i shërbejë me ujë të pijshëm të gjithë konsumatorët.

E nga ky sektor kanë pretenduar se gjithmonë e kanë kryer këtë detyrë ndaj konsumatorit.

Exit mobile version