Home Lajme Kroacia dëbon 24 diplomatë rusë

Kroacia dëbon 24 diplomatë rusë

0

Qeveria kroate u kërkoi sot 24 punonjësve të ambasadës ruse të largohen nga vendi për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe sulmit barbar, njoftoi Ministria e Jashtme, pas lëvizjeve të ngjashme të bëra nga vendet e tjera anëtare të BE-së. Nga 24 punonjësit e ambasadës ruse, 18 janë diplomatë, thuhet në njoftim.

Ministria e Jashtme kroate tha se ambasadori rus u thirr për t’u informuar për protestën e Kroacisë kundër sulmit barbar në Ukrainë dhe krimeve të shumta të kryera.

“Pala ruse është informuar për reduktimin e stafit administrativ dhe anëtarëve të tjerë të Ambasadës së Federatës Ruse në Zagreb”, thuhet në deklaratë. /abcnews.al

Exit mobile version