Home Ballina KRM “Pastrimi” njofton: S’kemi mundësi të largojmë mbeturinat!

KRM “Pastrimi” njofton: S’kemi mundësi të largojmë mbeturinat!

0
KRM “Pastrimi” njofton: S’kemi mundësi të largojmë mbeturinat!

Kompania “Pastrimi” ka njoftuar se i jane bllokuar të gjitha xhirollogaritë bankare  nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës-KMDK me te cilat kryen shërbime bankare.

Për këtë arsyje, kanë njoftuar se nuk do të kenë mundësi të bëjnë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave.

Njoftimi:

Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se i janë bllokuar gjitha xhirollogaritë bankare  nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës-KMDK me te cilat kryen shërbime bankare.

Po ashtu, Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë njofton qytetarët se nga dita e nesërme me dt. 09.02.2022 kompania nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për arsye te bllokimit te xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës, prandaj duhet të bëjmë ndërprerjen e shërbimit te mbeturinave.

Kompania “Pastrimi”,  Sh.A-Prishtinë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri ne zgjidhjen e këtij problem.

Me respekt Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë

Exit mobile version