Home Lajme Krasniqi: Qeveria Kurti nuk po vepron për të parandaluar rritjen e çmimeve

Krasniqi: Qeveria Kurti nuk po vepron për të parandaluar rritjen e çmimeve

0

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk po vepron në mënyrë proaktive për të parandaluar rritjen e çmimeve. Krasniqi tha se në rast të përshkallëzimit të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës vendi ynë do të përballet me kriza të reja, duke përfshirë edhe rritjen e çmimit të miellit.

Nëse vërtetë përshkallëzohet konflikti Rusi-Ukrainë, situata le që do të përkeqësohet për energjinë, ne do të kemi situata të reja të përkeqësimit të situatës, po e marrë një shembull, do të ngritet çmimi i miellit dhe si pasojë çmimi i bukës, unë besoj deri në 1 euro ka me u bo buka në Kosovë nëse kjo situatë ndodhë, qeveria duhet të blejë rezerva, por ata nuk merren me ketë punë, nuk ua pret mendja, kjo është temë që edhe në nivel të Bashkimit Evropian diskutohet” tha Krasniqi.

“Nëse vërtetë përshkallëzohet konflikti Rusi-Ukrainë, situata le që do të përkeqësohet për energjinë, ne do të kemi situata të reja të përkeqësimit të situatës, po e marrë një shembull, do të ngritet çmimi i miellit dhe si pasojë çmimi i bukës, unë besoj deri në 1 euro ka me u bo buka në Kosovë nëse kjo situatë ndodhë, qeveria duhet të blejë rezerva, por ata nuk merren me ketë punë, nuk ua pret mendja, kjo është temë që edhe në nivel të Bashkimit Evropian diskutohet” tha Krasniqi.

Duke folur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend, Krasniqi tha se opozita nuk mund ta ndalë ZRRE-në, por do se në rast të rritjes do t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese.

“Çmimi i rrymës është shumë problematik, opozita nuk mund ta ndalë ZRRE-n, ne kemi kërkuar edhe shkarkimin e tyre nëse vjen deri të kjo, por ne votat si kemi shkarkuar, e dyta nëse ndodhë vendimi ne do ta atakojmë përmes gjykatave deri në momentin kur ta qojmë në Gjykatën Kushtetuese, sepse instrumentet këto janë”, tha Krasniqi.

Exit mobile version