Home Ballina Krasniqi përgëzon vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për propozimin francez: Hap historik!

Krasniqi përgëzon vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për propozimin francez: Hap historik!

0
Krasniqi përgëzon vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për propozimin francez: Hap historik!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përgëzuar shumicën parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e cila sot, duke treguar vetëdije të lartë shtetërore, me shumicë votash votoi propozimin francez, raporton Scanner.

Krasniqi ka cekur se ky hap, është sa i rëndësishëm aq edhe historik për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat ditëve që vijnë do të hapin edhe zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duhet të vlerësojmë veçanërisht përkushtimin e deputetëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, ka theksuar Krasniqi, të cilët kanë lënë anash populizmin dhe janë sjellë si burrështetas në një kompromis jo të lehtë, dëshmuan lidership frymëzues për tërë rajonin.

Vendimi i radhës i BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, rikthen shpresën dhe besimin e lëkundur në të gjithë Ballkanin Perëndimor, posaçërisht për Kosovën që pret vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, ka deklaruar Memli Krasniqi.

Exit mobile version