Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila vendosi masë të përkohshme ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë përpjekur më kohë të ndërgjegjësojnë qeverinë, por as kjo e fundit dhe as Kurti nuk patën kurajo për të marrë përgjegjësi për krizë dhe në vend të kësaj zgjodhën, siç tha ai, të vendosin “haraç ndaj qytetarëve”.
Ne jemi përpjekur me kohë që ta ndërgjegjësojmë qeverinë për krizën energjetike, por as Kryeministri Kurti e as mazhoranca nuk kanë pasur kurajo për të marrë përgjegjësi përballë krizës. Ata thjeshtë zgjodhën ta dyfishojnë çmimin e energjisë elektrike, duke ju vendosur një haraç qytetarëve, pikërisht në kohën kur çmimet e produkteve esenciale janë rritur dhe kostoja e jetesës është bërë shumë e rëndë”, ka thënë Krasniqi.
Ai tutje, tha se kjo është edhe arsyeja pse PDK-ja ka kundërshtuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.
“Prandaj, kemi kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike me mjete juridike, dhe do vazhdojmë këtë betejë juridike deri në fund, kundër vendimit të padrejtë të Qeverisë dhe ZRRE-së, në kurriz të familjeve dhe qytetarëve të Kosovës”, shtoi ai.
Reagimi i Krasniqit:
Partia Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar vendimin e padrejtë të sinkronit Qeveri-ZRRE, për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike dhe jam shumë i lumtur që Gjykata Themelore në Prishtinë e ka miratuar kërkesën tonë për masë të përkohshme që pezullon këtë vendim deri në marrjen e vendimit përfundimtar.
Ne jemi përpjekur me kohë që ta ndërgjegjësojmë qeverinë për krizën energjetike, por as Kryeministri Kurti e as mazhoranca nuk kanë pasur kurajo për të marrë përgjegjësi përballë krizës. Ata thjeshtë zgjodhën ta dyfishojnë çmimin e energjisë elektrike, duke ju vendosur një haraç qytetarëve, pikërisht në kohën kur çmimet e produkteve esenciale janë rritur dhe kostoja e jetesës është bërë shumë e rëndë.
Prandaj, kemi kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike me mjete juridike, dhe do vazhdojmë këtë betejë juridike deri në fund, kundër vendimit të padrejtë të Qeverisë dhe ZRRE-së, në kurriz të familjeve dhe qytetarëve të Kosovës.