Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) Memli Krasnqi ka folur për Lëvizjen Vetëvendosje(LVV), ku ka thënë se ajo historikisht ka qenë në anën e gabuar të historisë së Kosovës.
“Albin Kurti dhe LVV-ja kanë qenë gjithmonë në anën e gabuar të historisë edhe kur e kanë pasur emrin KAN që i kanë pasur dy seli një në Beograd dhe një në Prishtinë dhe kur janë bërë parti politike dhe kur ka funksionuar Albin Kurti sikurse një atom i lirë”, kështu e ka vlerësuar i pari i PDK-së Krasniqi.
Më tej ai ka thënë se Kurti kishte qenë kundër bombardimeve të NATO-s më 1999 në Kosovë.
“Kurti ka qenë kundër marrëveshjes se Ahtisarit dhe kishte thënë se Kosova kurrë nuk do të bëhej shtet, duke nxjerrë njerëz në rrugë të cilët kanë humbur jetën në demonstratat e organizuar nga ai”, ka theksuar Krasniqi.
Më tej, ai ka treguar se Kurti ishte kundër çdo marrëveshje ndërkombëtare të cilat sipas tij i kanë dhënë perspektivë Kosovës. Sipas Krasniqit Kurti, kishte qenë kundër idesë së Kosovës.
“Kurti është i njëjti njeri që ka thënë Kosova s’do të këtë kurrë ushtri. Ky është i njëjti njëri që i ka sulmuar në mënyrë r ma brutale institucionet e Kosovës, me mollotov e gazëlotësjellës deh Policinë e Kosovës”, ka thënë ai.
Ndërkohë ai ju ka kundërpërgjigjur akuzave të LVV-së ku thuhet se në 20 vite ka pasur vetëm shkatërrim sipas Krasniqit, ”nëse në këto 20 vjet qenka shkatërruar Kosova, atëherë pas ka qenë mirë në 1999 kur është luftuar me Serbinë kjo është logjika nëse e dekonstrukton ide Albin Kurti dhe LVV-së që këto 20 vite janë të këqija po i bie që para 20 viteve ka qenë mirë”.