Home Lajme Krasniqi: Kurti ka mbyllur veshët e po injoron lehtësisht kërkesat e ShBA-ve

Krasniqi: Kurti ka mbyllur veshët e po injoron lehtësisht kërkesat e ShBA-ve

0

Albert Krasniqi, njohës i çështjeve politike, ka kujtuar një deklaratë e kryeministrit Albin Kurti, gjatë kohës kur Kosova kërkonte ndihëm e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të bëhet pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-së, ku i pari i qeverisë pati deklaruar “Kosova mbetet aleat i besueshëm për SHBA-në, një i tillë që nuk pyet PSE por SI, jo SA por Kur”.

Ai ka shtuar se kjo nuk është rruga e duhur për mirëmbajtjen e aleancave dhe rritjen e besimit.

Postimi i plotë:

Kur Kosova kërkonte ndihmën e SHBA-së që të bëhet pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-së, Kryeministri Kurti pati deklaruar se “Kosova do të mbetet aleat i besueshëm për SHBA-në, një i tillë që nuk pyet PSE por SI, jo SA por KUR”.

Tash kur SHBA-të zyrtarisht, e Sekretari Blinken privatisht, po i kërkojnë Kryeministrit Kurti shtyrje të zbatimit të vendimit për targat, ky ka mbyllur veshët e po injoron lehtësisht kërkesat.

Kjo nuk është rruga e duhur për mirëmbajtjen e aleancave dhe rritjen e besimit. Aleancat funksionojnë kur investimi është i dyanshëm. Kështu, vetëm duke kërkuar ndihmë e mos koordinuar veprimet, për pasojë ka izolimin dhe stagnimin. Hapi i parë veç është bërë me anulimin e vizitave zyrtare.

Prandaj zbatimi i vendimit pas dhjetë muajsh është koha e duhur, e koordinimi me aleatët është mënyra më efikase.  Kaq mund të bëjmë!

Exit mobile version