Gjersa ka thënë se prezenca e Kurtit në politikë daton nga viti 1997, sipas kryetarit të PDK-së Krasniqi, me përfundimin e qeverisjes së Kurtit do të vie një frymë e re e drejtuar nga vet Krasniqi. Ai e quan “një politikë e shpresës dhe jo e mashtrimit”.
“Mënyra e të bërit politikë siç bën Albin Kurti po i vjen fundi. Albin Kurti është lideri i fundit i gjeneratës së vjetër të politikanëve në Kosovë… Albin Kurti është në politikë prej 1997”.
Kështu ka deklaruar Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në studion e Debat Plus të RTV Dukagjini.
Krahas kësaj, Krasniqi ka thënë që me prezncën e Kurtit në politikë nga 1997, shumica e votuesëve të tij nuk kanë qenë të gjallë.
Sipas tij, me përfundimin e qeverisjes së tij do të vie një frymë e re e drejtuar nga vet Krasniqi.
“Me përfundimin e qeverisjes së tij do të vie një politikë e re të cilën do t’a drejtojmë ne, që do t’a drejtojë unë dhe që do t’i sjellë Kosovës një tjetër llojn politike, çasje dhe tjetër vizioni”, ka deklaruar Krasniqi gjersa ka theksuar se ajo politikë do të jetë një politikë “ku do të ketë konkurencë por jo përçarje, një ku do të ketë shpresë dhe jo mashtrim”.