Home Ballina Krasniqi kujton Arbën Xhaferin: Do të kujtohet përherë për angazhimin në çështjen kombëtare

Krasniqi kujton Arbën Xhaferin: Do të kujtohet përherë për angazhimin në çështjen kombëtare

0
Krasniqi kujton Arbën Xhaferin: Do të kujtohet përherë për angazhimin në çështjen kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar Arbën Xhaferin, në 10 vjetorin e vdekjes, duke thënë se ai do të kujtohet përherë për përkushtimin dhe angazhimin në çështjen kombëtare, raporton Scanner.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se Xhaferi gjithherë do të ketë mirënjohje për kontributin dhe filozofinë e faktorizimit të shqiptarëve në trojet e veta.

Postimi i plotë:

10 vjet pa intelektualin e politikanin e shquar Arbën Xhaferi!

Ai do të kujtohet përherë për përkushtimin dhe angazhimin në çështjen kombëtare dhe kontributin e pandalshëm në kultivimin e vlerave të lirisë e demokracisë, duke ndikuar në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon e përtej.

Me meritë, një ndër projektet më madhore infrastukturore që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, mban emrin e kolosit të kauzës shqiptare – Arbën Xhaferi.

Mirënjohje e përhershme për kontributin dhe filozofinë e faktorizimit të shqiptarëve në trojet e veta!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=585429232955811&id=100044662171388

Exit mobile version