Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka darkuar me kryetarët e komunave që udhêheqen nga PDK, shkruan Scanner.
Ai ka thënë se kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK kanë pasur një vit tejet sfidues, por edhe me shumë punë të mira për qytetarët
“Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK kanë pasur një vit tejet sfidues, por edhe me shumë punë të mira për qytetarët. Në darkën e fundvitit, i falënderova për përkushtimin dhe performancën e jashtëzakonshme. U pajtuam që viti 2023 të jetë vit i zhvillimit dhe suksesit!”, ka shkruar Krasniqi.
Ndryshe, gjatë këtij viti ka pasur ankesa nga kryetarët e komunave për bllokim të buxhetit nga Qeveria Kurti. /Scanner/