Home Ballina Krasniqi-deputetëve të Vetëvendosjes: Ju jeni azilanta, keni ik prej PDK e LDK-së

Krasniqi-deputetëve të Vetëvendosjes: Ju jeni azilanta, keni ik prej PDK e LDK-së

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Komisioni Hetimor për Energjinë elektrike duhet të formohet.

Derisa Krasniqi po fliste në foltoren e Kuvendit të Kosovës, dikush nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar.

E pas kësaj, Kransiqi iu referua si azilant.

“Qetësohu se edhe ti je një prej azialantave në Lëvizjen Vetëvendosje, qesi azilanta jeni gjysma, ti ke ik prej PDK-së, ai tjetri ka ikur nga LDK”, ka thënë Krasniqi.

Tutje ai tha se Komisioni Hetimor mund të vonohet, por ai me patjetër do të formohet.

Exit mobile version