Profesori kosovar që ligjëron në Paris, Nezir Kraki, është përfshirë në debatin për shaminë në shkolla pas kampanjës së filluar për heqjen e një udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e saj në shkolla fillore dhe të mesme.
Ai ka thënë se vajzat nën 18 vjeç nuk duhet të bartin shami, derisa shaminë e konsideroi si “perde të zezë mbi dritaren e imagjinatës” së nxënësve.
Shamia mbi kokën e një vajzë nën 18 vjeçe është thjesht dhunë direkte mbi të drejtën e asaj vajze për të qenë fëmijë. Është perde e zezë mbi dritaren nga e cila ëndërrohet dhe imagjinohet e ardhmja. Ajo dritare NUK DUHET të mbulohet. Fëmijët kanë nevojë për edukim e shkollim pa ASNJË ngarkesë metafizike dhe çdo pretendim se një fëmijë është i pavarur në vendimet që merr është utopik dhe i pabazë”.
Kraki përmes një videoje në Facebook tha se shteti e shoqëria e kanë detyrim që, para çdo lirie tjetër, personave nën moshën 18 vjeç t’ua garantojë të drejtën për të qenë fëmijë sikurse e kanë detyrim t’u kërkojnë prindërve që ajo e drejtë të mos cenohet”, ka thënë ai.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10229207425269846&id=1222287551