Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhje, pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shtyrjen e datës së zgjedhjeve në katër komunat veriore, për datën 23 prill.
Mbledhja do të mbahet nga ora 11:00.
Zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se do të diskutohen hapat e nevojshëm në këto rrethana që ndërlidhen me ndërprerjen apo pezullimin e aktiviteteve përgatitore.