Home Sport Kosova U17 e mbyll me barazim miqësoren e dytë ndaj Shqipërisë

Kosova U17 e mbyll me barazim miqësoren e dytë ndaj Shqipërisë

0
Kosova U17 e mbyll me barazim miqësoren e dytë ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Kosovës për grupmoshat deri në 17 vjeç, e ka mbyll me humbje miqësoren e dytë ndaj asaj të Shqipërisë.

Kombëtarja e Kosovës U17 e ka zhvilluar sot miqësoren e dytë me Shqipërinë në “Kukës Arena”.

Pas humbjes në miqësoren e parë dy ditë më herët, Dardanët e rinj të enjten kanë luajtur baras 1:1 me bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria, përcjell lajmi.net.

Në fakt, të përzgjedhurit e Arsim Abazit ishin afër që t’i gëzoheshin fitores në këtë takim, pasi ishin në epërsi që nga minuta e 53-të me golin e Elvir Gashjanit.

Megjithatë, në minutën e 88-të vendasit fituan një penallti, kur Mateo Dushi u faulua brenda zonës, derisa nga pika e bardhë i saktë ishte Adi Kurti, duke barazuar shifrat 1:1.

Sidoqoftë, paraqitja e djelmoshave ishte e mirë dhe këto dy miqësore i shërbyen Abazit për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e ciklit kualifikues për Evropian në vjeshtë të këtij viti.

Exit mobile version