Home Ballina “Kosova do të ketë mbrojtje të hekurt të SHBA-së”, ambasada amerikane përsërit deklaratën e Donfried

“Kosova do të ketë mbrojtje të hekurt të SHBA-së”, ambasada amerikane përsërit deklaratën e Donfried

0
“Kosova do të ketë mbrojtje të hekurt të SHBA-së”, ambasada amerikane përsërit deklaratën e Donfried

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka ritransmetuar edhe njëherë mesazhin kyç që ndihmësja e Sekretarit Blinken, Karen Donfried ua tha liderëve kosovarë të hënën. Ajo tha se shteti i saj do të kujdeset për sigurinë e Kosovës.

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroazisë, Karen Donfried, në koferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjelli porosinë teksa fliste për shqetësimet e kosovarëve për cënim të sigurisë në vend.

“Dua të ju siguroj juve se angazhimi i ShBA-së dhe aleatëve tanë mbetet i hekurt. Misioni i KFOR-it, që është forca më e madhe e dislokuar e NATO-s është manifestimi më i dukshëm i përkushtimit tonë të vazhdueshëm për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, deklaroi Donfried, deklaratë kjo e ri-shpërndarë disa herë nga ambasada amerikane.

Kjo deklaratë erdhi në vazhdën e komenteve të krerëve shtetërorë kosovarë për prezencë dhe fokus të NATO-s në Kosovë, të cilët aludonin në destabilizim nga ana e Serbisë.

Exit mobile version