Home Ballina Konkursi ri, përfituesit e njëjtë- detaje se si Komuna e Gjilanit po i shpërndan subvencionet

Konkursi ri, përfituesit e njëjtë- detaje se si Komuna e Gjilanit po i shpërndan subvencionet

0

Ani pse një konkurs u anulua, për dyshime për keqpërdorime, një konkurs i ri për subvencionet në komunën e Gjilanit të udhëhequr nga Alban Hyseni i Vetëvendosjes nxjerr pothuajse emra të njëjtë përfituesish. Insajderi sjell detajet

Për shkak të hulumtimeve të Insajderit, që shpërfaqen rastet e keqpërdorimeve dhe nepotizmit, kryetari i kësaj komune Alban Hyseni anulojë të gjithë procesin e thirrjes publike për subvencionimin e organizatave të shoqërisë civile.

Ani pse konkursi i pare u anulua nën dyshime disa zyrtare e anëtare komisoni kanë keqpërdorur pozitën e tyre brenda komisionit vlerësues, u shpërblyen dhe janë në listën e përfituesve të konkursit të ri.

Insajderi fillimisht raportoi për skandalin që bëri anëtarja e bordit të komisionit, Enkelejda Arifi ,që njëkohësisht është dhe zyrtare nga rradhët e Vetëvendosjes, ku ajo shpërbleu djalin e saj dhe kunatin me një shumë për përfitimin e projekteve të propozuara nga ata në këtë konkurs, shuma e cila nuk u ekzekutua për shkak të hulumtimeve të Insajderit.

Djali dhe kunati i saj u shpërblehen nga kjo thirrje e re publike.

Insajderi mëson se edhe në konkursin e ri ka përfituar Blend Arifi, në emër të projektit: Emigrantët.

Blend Arifi: Emigrantët

Ndërsa kunati i Enkelejdës, Mehmetali Arifi i cili në listën e OJQ-ve në Kosovë, është pronari i “Trupës Artistike Muzikore” u shpërblye përsëri me një shumë prej 3,000.00.

Listës, i bashkohet dhe Avni Shkodra njeriu i cili sipas një hulumtimi të Insajderit mori shpërblim mbi 20 mijë euro fonde nga kjo komunë. me organizatën Joqeveritare “Varg e Vi”.

Gazeta Insajderi kishte zbuluar se një pjesë e këtij projekti, përkatësisht pjesa e arteve vizuale që kushtoi mbi 20 mijë euro iu dha Organizatës Joqeveritare (OJQ), që udhëhiqet nga njeriu u afërt me Hysenin, Avni Shkodrës.

Ndërsa në konkursin e ri, pikërisht kjo organizate nga Avni Shkodra u shpërblye me një shumë prej 5,000.00

Exit mobile version