Konkurrentja nga Kosova, saktësisht nga Suhareka, Laureta Zyba e që është pjesë e “Për’puthen” qysh nga hyrja është komentuar jashtëzakonisht shumë.
Laureta u përfol shumë për disa situata të palakmueshme të cilat kishin të bëjnë me organet shtetërore, në të cilat ajo ishte e përfshirë në të kaluarën.
Por përtej kësaj ajo merr vëmendje gjatë programit edhe me debatet e saj.
Madje ajo njihet edhe si modele dhe kërcimtare.
Ndryshe Laureta edhe vite më herët ishte pjesë e ekranit por përmes klipeve të artistëve të njohur shqiptarë.
Ajo ishte pjesë në këngën e famshme të grupit Babastars.
Por ajo morri pjesë edhe në njërën këngë të reperit rival të grupit Babastars. Laureta ishte pjesë e klipit të Noizyt në këngën “Not gonna talk”.
Konkurrentja nga Kosova ishte pjesë edhe e klipit “Idiote” e Gjestit.
Ndryshe Laureta është motra e Rrushes, konkurrentja tjetër e “Për’puthen”.