Këngëtari dhe prezantuesi , Robert Berisha, ka qenë i ftuar në një emision në Shqipëri
Paraqitja e tij në studio duket se e ka emocionuar njërën prej konkurrenteve të këtij emisioni.
Në një moment, ajo është ngritur dhe e ka puthur Berishën.
Pasi e puthi në buzë, në publik filloi të ketë ovacione, ndërsa e gjithë situata është kaluar me të qeshura në studio si nga ana e Robertit, ashtu edhe nga konkurrentët e emisionit.
Talk Love Story” është një emision i cili zhvillohet me katër personazhet kryesorë të spektaklit “Love Story”, si dhe konkurentët në garë për të fituar zemrat e dy princeshave dhe dy princave.