Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca e ka pritur në takim Imzot Vincenzo Paglia, Kryetar i Akademisë Papnore për Jetën dhe Kancelar i Institutit “Gjon Pali II”, së bashku me Mario Giro, ish-zëvendësministër i Jashtëm i Italisë.
Paraprakisht ky delegacion është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.
Sipas njoftimit të Qeverisë, në takim u diskutua për fushat potenciale të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë në Vatikan, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.