Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë.
Ai e dënon këtë agresion të ashpër të Rusisë, derisa njofton se sikurse e gjithë bota demokratike, edhe Republika e Kosovës solidarizohet me Ukrainën, me popullin dhe udhëheqjen ukrainase.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Rusia ka nisur sulmin masiv ushtarak me synim të pushtimit të Ukrainës. E dënojmë ashpër agresionin e Rusisë mbi shtetin sovran të Ukrainës. Në këto momente sfiduese për paqen globale dhe të drejtën ndëkombëtare, sikur e gjithë bota demokratike, edhe Republika e Kosovës solidarizohet me Ukrainën, me popullin dhe udhëheqjen ukrainase”, ka shkruar ai.