Home Ballina Konjufca ndryshe nga partia i jep të drejtë opozitës: Të hapim fazën e propozimti të emrave për Komision Hetimor

Konjufca ndryshe nga partia i jep të drejtë opozitës: Të hapim fazën e propozimti të emrave për Komision Hetimor

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është deklaruar lidhur me propozimin e opozitës për krimin e një Komisioni Hetimor.

Konjufca tha se do që pjesërisht t’i jap të drejtë opozitës, pasi që kur ishte kryetar i grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, kishte deklaruar se është gabim mohimi i një propozimi të tillë.

“Dua ti jap të drejtë pjesërisht opozitës sepse atëherë kam qenë kryetar i grupit parlamentar kur na është mohuar kjo çështje dhe kam dal dhe kam thënë se është gabim.Kështu që për me qenë në  konsistencë me këtë interpretim, mendoj se duhet të hapim fazën e propozimit të emrave për këtë Komision Hetimor Parlamentar.”, tha Konjufca.

Tutje ai shtoi se pastaj mazhoranca me votë e determinon a do të themelojë apo jo këtë komision.

Ndryshe Partia Demokratike e Kosovës me deputetë të tjerë të partive opozitare kanë dhënë nënshkrimet e tyre për themelimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për Krizën Energjetike.

Lidhur me këtë , shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri deklaroi se i kanë 40 nënshkrime, por që pas kësaj pati debat të vazhdueshëm në mes deputetëve të opozitës dhe pozitës.

“Grupi Parlamentar i PDK-së ka propozuar formimin e një komisioni hetimor, i cili është përkrahur tashmë nga 40 deputetë. Kjo është një kategori kushtetuese, e cila përcakton nenin 77. Meqë ju jeni në dijeni që propozimi i gjashtë deputetëve për formimin e komisionit hetimor ka rënë, tashmë kjo është një kategori kushtetuese që është vetëm një formalitet caktimi i komisionit. Ne si grup i PDK-së e kemi diskutuar edhe në seancën e kaluar për komision hetimor. I kemi zëvendëskryetarin dhe një anëtar dhe sot është një formalitet dhe përmes këtij mocioni procedural, ne kërkojmë që grupet parlamentare ta përkrahin këtë mocion procedural. Të jetë si pikë e parë e rendit të ditës, sepse nuk kërkon më shumë se 10 minuta që ky formalitet të përfundojë, pastaj komisioni të vazhdojë punën”, tha ai./Lajmi.net

Exit mobile version