32 fermerë nga Komuna e Skenderajt janë përfitues të 30 makinave mjelëse dhe 2 laktofrizave të qumështit. Lajmin e ka bërë me dije nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, kryetari i kësaj komune Fadil Nura.
“Me 32 fermerët përfitues të komunës sonë, që bëhen pronarë të 30 makinave mjelëse dhe 2 laktofrizave të qumështit, në kuadër të veprimeve dhe planeve tona për të fuqizuar bujqësinë dhe sektorët e saj”, ka shkruar ai.
“Në këtë kohë kur mbështetja nga niveli qendror është në shkallë të ulët, ne kemi rritur për 50 mijë euro nga viti i kaluar buxhetin për bujqësinë”, shtoi Nura.