Home Lajme Kompensimet e udhëtimit, kryeparlamentarja e Norvegjisë pati dhënë dorëheqje për një skandal të ngjashëm me deputetët në Kosovë

Kompensimet e udhëtimit, kryeparlamentarja e Norvegjisë pati dhënë dorëheqje për një skandal të ngjashëm me deputetët në Kosovë

0
Kompensimet e udhëtimit, kryeparlamentarja e Norvegjisë pati dhënë dorëheqje për një skandal të ngjashëm me deputetët në Kosovë

Kryetarja e Parlamentit norvegjez, Eva Kristin Hansen kishte dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar pasi u zbulua se e ka shfrytëzuar një banesë të shtetit, e paraparë për shfrytëzim për zyrtarët që udhëtojnë deri në 40 kilometra.

Ajo e kishte një shtëpi më afër se 40 kilometra dhe ky rast e përfshiu parlamentin norvegjez në një skandal që i kushtoi 48-vjeçares me humbjen e vendit të punës, përcjell GE.

Hansen, anëtare e Partisë Laburiste të qendrës së majtë në pushtet, dha dorëheqje pasi dpolicia njoftoi për nisjen e hetimeve ndaj saj dhe administrata e parlamentit tha se ajo i kishte thyer rregullat. Një gazetë lokale zbuloi se ajo e kishte një shtëpi 29 kilometra larg Oslos.

“Unë nuk mendoj se është e pranueshme që Parlamenti ta ketë një kryetare nën hetimin e policisë. Prandaj e informova kryetarin e partisë dhe drejtuesit se do të jap dorëheqje”, kishte thënë ajo.

Pas këtij rasti Policia nisi një hetim që siç raportuan mediat norvegjeze, kërcënon ta gërryejë nivelin e lartë të besimit të qytetarëve në establishmentin politik të Norvegjisë.

“Banesat e udhëtarëve”, të cilat paguhen nga Parlamenti norvegjez në Oslso parashihen të përdorën veç nga ata që organin ligjvënës të vendit e kanë më larg sesa 40 kilometra.

Disa javë para këtij rasti, Kjell Ingolf Ropstad kishte dhënë dorëheqje si lider i Kristian Demokratëve të qendrës së djathtë dhe si ministër i qeverisë, pasi ai kërkoi një banesë të tillë për familjen e tij ndërsa e përdorte shtëpinë e prindërve qindra kilometra larg Oslos si adresën e tij të regjistruar.

Prokurorët publikë urdhëruan policinë fillimisht që t’i hetojë gjashtë ligjvënës të paidentifikuar nëse ata kanë kryer mashtrime apo vepra të tjera penale.

Ajo tha se ishte “shumë e sëmurë” në kohën kur e mori banesën, duke u penduar për thyerjen e rregullave.

Norvegjia është vendi ku qytetarët kanë një nga nivelet më të larta të besimit në botë te politikanët dhe sistemi politik.

Duke e shfrytëzuar një vendim të Kuvendit për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit, disa deputetë të Kosovës morën qindra e mijëra euro si kompensim për udhëtim.

Disa nga ta morën para ani pse jetonin vetëm pak metra larg Kuvendit.

Exit mobile version