![Komisioni miraton masat e përkohshme për produktet bazë Komisioni miraton masat e përkohshme për produktet bazë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/11/282182413_544755080633490_2047188908611415356_n-850x638-1-1.jpg)
Komisioni parlamentar për Ekonomi, ka miratuar të hënën Projektligjin me katër amendamente shtesë nga Zyra e Bashkimit Evropian për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Ky projektligj për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore, është miratuar në parim në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës dhe është caktuar që me procedura të përshpejtuara, në një seancë të re më 8 nëntor të shqyrtohet në lexim të dytë.