Home Ballina Komandanti i Koshares dhe deputet Hisen Berisha viziton Ferit Idrizin: Uroj të bëhet emblemë suksesi si Hasan Prishtina

Komandanti i Koshares dhe deputet Hisen Berisha viziton Ferit Idrizin: Uroj të bëhet emblemë suksesi si Hasan Prishtina

0
Komandanti i Koshares dhe deputet Hisen Berisha viziton Ferit Idrizin: Uroj të bëhet emblemë suksesi si Hasan Prishtina


Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit idrizi, ka pritur në një vizitë deputetin e PDK-së, Hisen Berisha, i cili gjatë luftës së fundit ishte komandant në betejen e Koshares.

Për këtë takim ka njoftuar vet Berisha përmes llogarisë së tij në facebook ku ka shkruar për vizitën e realizuar duke i uruar suksese në qeverisje kryetarit të Vushtrrisë.

Postimi i plotë:

Një pritje vëllazërore në Vicianumin antik të kolosit të kombit Hasan Prishtina, më rezervoi Kryetari i Komunës së Vushtrisë z. Ferit Idrizi.

E urova për fitoren dhe suksese në qeverisjen lokale për qytetarët e kësaj komune me shumë vlera e trashegimi unike për kombin.

Ashtu siç lidhet historia me emrin e Hasan Prishtinës si emblemë suksesi për kombin me ketë vend, ashtu urova të bëhet një histori suksesi edhe emri i Kryetarit Idrizi për të ardhmën e kësaj treve dhe popullit të saj.

Exit mobile version