Home Lajme Komandanti i FSK-së priti delegacionin e lartë të nënoficerëve nga Komanda Evropiane e Forcave Amerikane (EUCOM) dhe ShBA-të

Komandanti i FSK-së priti delegacionin e lartë të nënoficerëve nga Komanda Evropiane e Forcave Amerikane (EUCOM) dhe ShBA-të

0
Komandanti i FSK-së priti delegacionin e lartë të nënoficerëve nga Komanda Evropiane e Forcave Amerikane (EUCOM) dhe ShBA-të

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim një delegacion të lartë të nënoficerëve të prirë nga Rreshter majori Easton, Nënoficeri Madhor i Komandës Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM), transmeton Scanner.

Gjeneral Jashari e falënderoi delegacionin për mbështetjen e vazhdueshme për Korin e Nënoficerëve si dhe për planet e përbashkëta për zhvillimin e mëtutjeshëm, ai gjithashtu kërkoi mbështetjen e mëtutjeshme të nënoficerëve të Komandës Evropiane të Forcave Amerikane (EUCOM) në ushtrime dhe aktivitete të përbashkëta.

Rreshter majori Easton premtoi mbështetjen e komandës së tij për Forcën e Sigurisë së Kosovës  në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve në të gjitha fushat e veçanërisht atë të  Nënoficerëve.

Në takim u theksua rëndësia e Korit të Nënoficerëve për zhvillimin e ushtrisë sonë dhe roli kyç i tyre në funksionimin e zinxhirit  komandues.

Exit mobile version