Home Lajme Klosi: Krimet nuk ishin politikë e UÇK-së

Klosi: Krimet nuk ishin politikë e UÇK-së

0

Ligjvënësit kosovarë kishin votuar ‘symbyllazi’ për themelimin e Gjykatës Speciale.

Kështu thotë për emisionin “Udhëve” avokati Tomë Gashi, sipas të cilit, dëshmitë e siguruara nga ai, tregojnë se deputetët nuk e kishin në dorë një dokument të domosdoshëm para se të votojnë.

Ndërkohë ish shefi i SHISH-it, Fatos Klosi, argumenton për emisionin “Udhëve” se pretendimet për shtëpinë e verdhë kanë qenë krejtësisht të pa vërteta.

“Kur kanë ndodhur këto gjëra, bashkëpunimi me NATO dhe me faktorë tjerë ishte i avancuar, si rrjedhim ishte e qartë se kur do të përfundonte lufta dhe nuk kishte nevojë për gjëra të tilla. Për mua kjo është faktori kryesor, nuk kishte nevojë për të tilla gjëra”, thotë Klosi.

Ai ka treguar se si UÇK kishte hequr dilemat sa i përket pastërtisë së luftës që bënte.

“Ne nuk themi që në luftën e Kosovës nuk ka asnjë ngjarje kriminale, ka ngjarje kriminale por nuk janë ngjarje që kanë qenë filozofi e UÇK-së, ose ka qenë politikë e UÇK-së”, ka thënë Fatos Klosi, ish shef i SHISH-it, për emisionin Udhëve në RTK.

Exit mobile version