Kledi Hysa, modeli i cili u bë i njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në një reality show, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku përballë moderatores Ester Bylyku, ka rrëfyer për herë të parë, arsyen pse u nda nga e dashura.
Çifti ishin bashkë prej 6 vitesh, por pas eksperiencës së Kledit në BBV, ata i dhanë fund gjithçkaje.
Kledi u shpreh se nuk po e përjeton shumë mirë ndarjen, por ndjen se mori vendimin e duhur, pasi nuk ishte gati të krijonte familje
Kledi Hysa: Ishte pak e dhimbshme, sepse janë gjashtë vite. Nuk ndodhi diçka , por ka dy vite që nuk mund të bëja atë hapin që duhej.
Ester Bylyku: Po flet për martesën?
Kledi Hysa: Po, drejt martesës dhe krijimi i një familje. Dhe mendoj që kur je me një person gjashtë vite, nëse nuk ndodh për kaq kohë, kur do të ndodhi?
Ai thekson se ndjenjat e tij u ftohën, madje përdori frazën ‘nuk ishte dashuri e mjaftueshme.’
Kledi Hysa: Me kohën sikur u ftohën gjërat nga ana ime dhe kur shkova në Austri, kemi biseduar. Unë nuk shikoja më drejtim kështu që i dhamë fund kësaj lidhje.
Ester Bylyku: U ftoh dashuria? Kishte diçka që nuk shkonte? Po të pyes sepse më the që ftohja të ndodhi ty.
Kledi Hysa: Unë atë njeri e vlerësoj dhe do ta dua gjithmonë si njeri, por për hapin që duhej të merrja, nuk ishte dashuri e mjaftueshme.