Home Rozë Klea Huta: Donaldi dhe Romeo më kanë marrë bashkëshortin, nuk po e shoh më

Klea Huta: Donaldi dhe Romeo më kanë marrë bashkëshortin, nuk po e shoh më

0
Klea Huta: Donaldi dhe Romeo më kanë marrë bashkëshortin, nuk po e shoh më

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një ndër çiftet më të dashur të showbizit shqiptar. Pavarësisht angazhimeve të shumta, duket se dyshja kanë një harmoni të madhe në martesën e tyre. Ata, madje, janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Krid.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, Klea ka treguar me humor se tashmë Elgitin ia ka marrë Romeo dhe Donaldi, pasi kanë shumë koncerte së bashku. Sakaq, moderatorja u shpreh se nuk po e sheh më në shtëpi.

“Nuk po e shoh në shtëpi unë e shkreta. Po e sheh Romeo dhe Donaldi më shumë se unë. Ai dhe unë kemi zgjedhur të rrimë me njëri- tjetrin në profesionin që kemi. Ne që në fillim, Giti punonte deri vonë në studio, besimi ka qenë i konsoliduar. Ja kam lënë gjithë lirinë time. Kontrolli e shkatërron martesën”, tha Klea./abcnews.al/

Exit mobile version