Home Rozë Kim Kardashian zbulon tatuazhet që Pete ka bërë për të

Kim Kardashian zbulon tatuazhet që Pete ka bërë për të

0
Kim Kardashian zbulon tatuazhet që Pete ka bërë për të

Aktori Pete Davidson duket se është aq i dashuruar, saqë tashmë po “gdhend” në trupin e tij  disa tatuazhe për Kim Kardashian.

Gjatë një interviste në “The Ellen DeGeneres Show” ku ajo foli për romancën e saj me Pete Davidson,  Kim zbuloi se 28-vjeçari ka të shkruar emrin e saj në gjoksin e tij. Përveç kësaj ajo deklaroi se ka edhe  disa tatuazhe të tjera që ai ia dedikon asaj.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, tha se po ndihet mjaft e lumtur në shoqërinë e aktorit të humorit . “Ndihem shumë mirë dhe dua ta mbaj atë përgjithmonë“, tha ajo. Nëna e katër fëmijëve tha se  ajo çfarë ka më shumë rëndësi për të dy është lumturia e tyre.

Marrëdhënia e Kardashian me Davidson vjen pas ndarjes së saj nga bashkëshorti Kanye West, nga i cili ajo kërkoi divorcin në Shkurt të vitit 2021 pas gati shtatë vitesh martesë por ajo u deklarua  zyrtarisht beqare më 1 Mars.

Exit mobile version