![Kim Kardashian shpenzon shifrën e “kripur” për të kombinuar makinat luksoze me ngjyrën e rezidencës Kim Kardashian shpenzon shifrën e “kripur” për të kombinuar makinat luksoze me ngjyrën e rezidencës](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/02/kim-2.jpg)
Kim Kardashian ka një flotë makinash luksoze në emrin e saj. Por ylli me famë botërore dëshironte t’i bënte makinat e saj më unike për t’i përshtatur me rezidencën në Los Angeles. Themeluesja e “Skims” ka shpenzuar më shumë se 100 000 dollarë për t’i kthyer Lamborghinin, Rolls Royce dhe Maybach në një nuancë të hirtë si shtëpia e saj.
Secila makinë ka marrë rreth një muaj për t’u përfunduar sepse çdo pjesë e makinës duhet të shkëputet për t’u lyer. “Kam qenë gjithmonë një vajzë makinash, më pëlqejnë dhe doja diçka ndryshe. Doja që makinat e mia të përshtateshin me shtëpinë time që është gri. Kështu që i bëra makinat gri, në vend të argjendit tim mat, që bëja dikur.”, tha ajo për Vogue.