Home Rozë Kim dhe Kanye lënë anash grindjet, shihen sërish bashkë pas divorcit

Kim dhe Kanye lënë anash grindjet, shihen sërish bashkë pas divorcit

0

Për herë të parë pas ndarjes së bujshme, Kim Kardashian dhe Kanye West janë parë bashkë.

Pas disa muajsh, dyshja e famshme kanë lënë anash çdo mosmarrëveshje, teksa janë kapur duke i dhënë mbështetje djalit të tyre gjatë lojës së futbollit.

Modelja u shfaq në humor teksa fliste me reperin.

Megjithatë, disa herë, krijuesi i hitit “Stronger” u pa duke buzëqeshur, gjë që është e pazakontë për të.

Prezentë ishin edhe fëmijët, North West, tetë vjeç, si dhe Chicago, katër vjeç.

Kim e cila ishte e martuar me reperin, Kanye, nga viti 2014 deri në vitin 2021, me të cilin i dhanë fund martesës pak kohë më parë, tani është në lidhje me Pete Davidson.

Exit mobile version