![‘Kicker’: Bayern duan 40 milionë euro për kartonin e Lewandowski ‘Kicker’: Bayern duan 40 milionë euro për kartonin e Lewandowski](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/04/FQpaQO0WQAQzSGy.jpg)
Robert Lewandowski vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me të ardhmen e tij që vazhdon të jetë në pikëpyetje.
Ylli polak po shkon drejt muajve të fundit të kontratës së tij me Bayern Munich dhe mund të largohet nga ‘Allianz Arena’ qysh gjatë kësaj vere.
Skuadra e Barcelonës është ajo që ka shfaqur interesimin më të madh për shërbimet e Lewas.
Sipas ‘Kicker’, bavarezët kanë filluar të zbusin qëndrimet dhe tashmë kanë caktuar një çmim
Bayern Munich duan 40 milionë euro për të liruar kartonin e Lewandowski gjatë kësaj vere. Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i Barcelonës.
Kontrata e Lewandowski me Bayern skadon në vitin 2023.