Home Rozë Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson shfaqen së bashku

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson shfaqen së bashku

0
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson shfaqen së bashku

Khloe Kardashian dhe ish-i dashuri i saj Tristan Thompson janë shfaqur  së bashku në Calabasas. Mesa duket dyshja kanë vendosur të kalojnë pak kohë si familje, teksa kanë drekuar së bashku me vajzën e tyre, True. Ish-çifti shihen teksa i dhurojnë njëri-tjetrit një përqafim të “ftohtë”, ndërsa vendosin vajzën e tyre në makinë.

Ylli i “The Kardashians” shfaqet e veshur me një fustan me rripa në ngjyrë të zezë mbas trupit, që i nxjerr në pah format e saj të tonifikuara.

Me flokët bjondë të lëshuara, 37-vjecarja e kompletoi lukun e saj me bizhu, një çantë shpine të zezë, një palë syze dielli dhe atlete të bardha. Ndërsa Tristan u shfaq i veshur me një këmishë dhe pantallona të bardhë të cilat i kishte kombinuar me atlete Nike. Kujtojmë se dyshja u nda vitin e kaluar, pasi u raportua se lojtari i NBA-së kishte një fëmijë tjetër me trajneren  Maralee Nichols.

Exit mobile version