Këtu gjejnë vetën të gjitha vajzat e gjata. Shikoni disa probleme që I përjetojnë vetëm ato, që në fakt mund t’iu duken gallatë.
Pantollonat kurrë nuk janë të gjatë mjaftueshëm
Të bërit shopping është e vështirë për ju. Edhe pse viteve të fundit disa marka të njohura kanë filluar të prodhojnë rroba specifikisht për vajzat e gjata. Me siguri që keni hasur në një problem të tillë…
Fundet, shorcet dhe fustanat gjithmonë jantë të shkurtër
E keqja e kësaj është se fundet e fustanet e shkurtëra duken edhe më të shkurtër se që janë. Sidomos shorcet të cilat me raste duken edhe sikur të brendshme.
Tavolinat janë të ulëta
Pavarësisht se a jeni një grua apo burrë, nëse jeni I gjatë atëherë tavolinat iu duken sikur të ishin miniature.
Hapësirat në aeroplan janë shumë të ngushta;
Kushdo që udhëton me aeroplan, me siguri që ka vërejtur që këmbët e tyre të gjata thjesht nuk përkojnë me këtë vend!
Dhimbjet e shpinës
Sipas një studimi, 76% e vajzave të gjata, që ishin intervistuar, vuanin nga dhimbjet e shpinës.