Home Ballina Këto janë katër kompanitë e naftës që ministria ua pezulloi lejen e importit

Këto janë katër kompanitë e naftës që ministria ua pezulloi lejen e importit

0

Ministrja Rozeta Hajdari tha se lejet janë pezulluar për import, deponim të lëndës së parë, si dhe për shitjen me shumicë të këtij produkti.

Për pezullimin e lejeve, ajo tha se MINT-i është bazuar në fakte, të cilat i ka konstatuar Dogana.

Kosova Rafinery, Kulla Exim, In Oil dhe Petrol Company, janë kompanitë të cilave u janë pezulluar lejet, tha ministrja Hajdari në një konferencë për media.

Ndaj këtyre operatorëve, ministrja Hajdari tha se janë duke u zhvilluar procedura hetimore për cilësinë të derivateve të naftës.

Ajo ka bërë të ditur se njërit subjekt i është pezulluar edhe leja për importin e vajrave të rënda dhe ndaj tij po zhvillohet procedura hetimore nën dyshimet për mashtrim me cilësi të karburanteve, të cilat subjekti ua ka shitur institucioneve publike

Exit mobile version