Home Sport Kessie prezantohet të mërkurën te Barcelona, mësohet paga e tij

Kessie prezantohet të mërkurën te Barcelona, mësohet paga e tij

0
Kessie prezantohet të mërkurën te Barcelona, mësohet paga e tij

Barcelona do të zyrtarizojë Franck Kessie gjatë së mërkurës.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të prezantohet në ‘Camp Nou’ mes-javën e ardhshme.

Kessie është nga të parët me të cilin Barcelona arriti marrëveshje. Palët u dakorduan gjatë kohës kur lojtari ishte pjesë e Milan.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Kessie do të ketë një pagë prej 6.5 milionë eurove te Barcelona.

Lojtari nuk do të ketë bonuse në pagën e tij vjetore.

Kessie do të udhëtojë drejt Barcelonës gjatë të martës, kurse të mërkurën është njoftuar prezantimi i tij.

Exit mobile version